Makina e djegur

Durrës, digjet në orët e para të mëngjesit një automjet i parkuar! Policia jep detajet e para

31 Dhjetor 2020, 08:41| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 09:23

  • Share

Një automjet është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e quajtur 'Tregtare', nw lagjen nr. 11.

Policia e Durrësit në një informacion të shkurtër të shpërndarë për mediat thotë se dyshohet nga hetimet paraprake se mjeti ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.

"Më datë 31.12.2020, në orën 06:30, në lagjen nr. 11, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit E. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë  nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?