Foto ilustruese

Durrës/ Dhunuan gratë e tyre dhe kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohen tre burra

18 Shkurt, 11:29| Përditesimi: 18 Shkurt, 11:32

  • Share

Durrës – Tre burra janë arrestuar nga policia pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve përkatëse.

Bëhet fjalë për personat me inicialet Z. B., 55 vjeç, A. H., 40 vjeç dhe F. Xh., 59 vjeç.

Policia sqaron se 55-vjeçari i arrestuar në flagrancë gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e policisë”,- njofton policia.

Ndërsa 40-vjeçari ka dhunuar bashkëshorten e tij duke thyer gjithashtu dhe urdhrin e mbrojtjes që kishte kjo e fundit të dhënë nga gjykata.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka hyrë në banesën ku qëndron bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 59 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”,- deklarojnë blutë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?