Durrës/ Banorët kundër rikonstruksionit të pallatit! Bashkia tenton t’i nxjerre jashtë me polici

29 Shkurt, 11:55| Përditesimi: 29 Shkurt, 15:56

  • Share

Një grup banorësh protestuan në lagjen nr 15 të Durrësit, duke kundërshtuar rikonstruksionin e pallatit të tyre, të dëmtuar nga tërmeti. Bashkia e ka shpallur objektin me dëmtime të shkallës DS4, ndërsa ata pretendojnë se dëmet janë më të lehta të shkallës DS3.

Në këto kushte bashkia e Durresit u detyrua të ndërhyjë me polici, por banorët rezistuan duke mos liruar apartamentet e tyre me pretendimin se nuk kanë mundësi strehimi me qira.

Njëri prej banorëve në shenje proteste, hyri në kabinën elektrike, teksa elektricistet e OSHEE-së bënë shkëputjen e energjise elektrike.

Pas rezistesës, punonjësit e bashkisë u larguan nga pallati për të ndërhyrë pasi te gjendet dakordësia me banorët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?