Makina përplas policin e Rrugores në Durrës, dalin pamjet: Efektivi i shtrirë të vijat e bardha i rrethuar nga kolegët (VIDEO+EMRI)

19 Mars, 19:58| Përditesimi: 20 Mars, 01:03

  • Share

DURRËS - Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 mars 2024) në lagjen nr.9 pranë Maozeleumit të Dëshmorëve, ku një efektiv i Policisë Rrugore është përplasur nga një automjet tip "Ford". 

Nga përplasja, efektivi Gentian Hoxholli është dëmtuar lehtë në njerën këmbë. Aktualisht ai është në spital për të bërë një grafi të këmbës, ndërsa shoferi i automjetit është ndaluar dhe po merret në pyetje për ngjarjen.

"Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve",-njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?