Gjatë një operacioni të IKMT

Kronikë

Durrës/ Aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, 1 në pranga, në kërkim një grua! 5 të tjerë janë nën hetim

19 Qershor 2021, 17:57| Përditesimi: 19 Qershor 2021, 17:58

  • Share

Një person është vënë në pranga, ndërkohë që është shpallur në kërkim një grua, pas një operacioni të përbashkët të policisë së Durrësit dhe IKMT-së për prishjen e objekteve të cilat nuk disponojnë leje përkatëse

U arrestua në flagrancë E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

Ndërsa janë vënë nën hetim  A. Sh., 62 vjeç, N. M., 52 vjeç,  M. K., 59 vjeç, banues në Durrës dhe është shpallur në kërkim një grua, A.Sh, 50 vjeçe, pasi janë konstatuar tek Kepi Rodonit, Shetaj, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

Nën hetim gjithashtu është R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije, Durrës, pasi u konstatua në Rromanat, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente. Ndërsa Dh. G., 66 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr. 10, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 20/06/2021 07:01

    Asnje mos lini qe te shemtojne kete bregdet te bukur qe kemi dhe mbillni sa me shume peme. ....populli shqiptar duhet te kuptoje qe asgje nuk behet pa leje nga autoritetet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?