Foto ilustruese

Durrës/ Aksident pranë urës së Sukthit, makina përplaset me automjetin e policisë

27 Nëntor 2020, 16:15| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 16:21

  • Share

DURRËS - Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e kësaj të premte në Durrës.

Një makinë është përplasur me një automjet të policisë së rendit në afërsi të Urës së Sukthit.

Mësohet se makina ka tentuar të shmangë një gropë e për pasojë përplasi automjetin e policisë.

Nga aksidenti ka vetëm një të plagosur i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ai është jashtë rrezikut për jetën.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?