Foto ilustruese

Durrës/ Aksident në aksin Xhafzotaj-Fllakë, i riu përplas me makinë një 60-vjeçar

12 Shkurt 2021, 17:19| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 17:21

  • Share

DURRËS - Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë.

Një 22-vjeçar duke drejtuar mjetin tip 'Benz' ka aksidentuar një 60-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë, 60-vjeçari u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

22-vjeçari u shoqërua në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

"Më datë 12.02.2021, në orën 16:30, në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë, shtetasi D. K., 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve" - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?