Policia Rrugore e Durrësit vazhdon ndëshkimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Si rezultat, në një javë, janë arrestuar 5 shoferë, 3 prej tyre për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe 2 të tjerët për "Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor".
Gjithashtu janë pezulluar 24 leje drejtimi, prej të cilave, 7 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 17 për drejtim automjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.
Janë vendosur 1326 gjoba, për këto shkelje:
• 325 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 71 masa administrative për përdorim të aparatit celular;
• 125 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 13 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 7 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
• 300 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 5 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 18 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
• 462 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
S.C//ReportTv.al