Drejtoria e Policisë Durrës

Durrës, 30-vjeçarit nuk i bën 'derman' burgu, vijonte me vjedhjet në lokale, dyqane dhe shkolla

8 Nëntor 2020, 13:27| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 13:31

  • Share

DURRËS- Një 30-vjeçar i dënuar më parë për vjedhje është vënë në pranga e bluve të qytetit bregdetar si autor i 8 vjedhjeve në lokale, shkolla dhe markete.

Sipas informacioneve të policisë 30-vjeçari me iniciale Xh.Y., ka kryer 8 vjedhje gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, ku mes tyre bie në sy vjedhja e disa objekteve nga një shkollëm vjedhja e një supermarketi dhe një lokali.

Vjedhjet e kryera nga 30-vjeçari
Më datë 10.09.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. V.;
Më datë 14.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetasit P. U.;
Më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetases R. A.;
Më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases B. R.;
Më datë 06.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetases A. S., shumën 30.000 lekë;
Më datë 19.10.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në supermarketin e shtetasit A. B.;
Më datë 26.10.2020, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetases E. Rr., çantën ku kishte 30.000 lekë dhe sendet personale;
Më datë 02.11.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa objekte në ambientet e një shkolle.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?