Durracët shqiptarë, nga skllevër në
dozhë të Republikës së Gjenovës

15 Dhjetor 2013, 06:48| Përditesimi:

  • Share

TIRANE- Shkrimtarja Angela Valenti Durrazzo ka prezantuar mbrëmë në Milano për herë të parë librin e saj të ri “Durazzo, da schiavi a dogi della Repubblica di Genova” ("Durracët nga skllevër, dozhë të Republikës së Gjenovës”). Aktiviteti është zhvilluar nga Qendra Kulturore Shqiptare. Gjatë prezantimit të librit janë lexuar fragmente të cilat janë shoqëruar më muzikë nga dy artistë shqiptarë, violinisti Elton Tola dhe violonçelisti Ingrid Ruko. Libri i Angela Durrazzio-s evokon në rreth 400 faqe të gjithë historinë e një familje fisnike nga Gjenova, e cila duke u kthyer në një dinasti të madhe mori emrin e saj nga qyteti i Durrësit në Shqipëri.

Durracët i dhanë Republikës së Gjenovës 9 dozhë, 2 kardinalë, 5 peshkopë, si dhe 30 senatorë, 16 ambasadorë , por edhe botanistë , bibliofilë, koleksionistë, shkrimtarë etj. Falë tyre një pasuri e e pabesueshme është evidentuar sot nga koleksionet e ruajtura në muze të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare (Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork ,Muzeu britanik në Londër, Albertina në Vjenë, Savoy Galeria në Torino , Royal Palace, etj. Përveç kësaj ata kanë lënë pallatet me vlera të rralla të qytetit dhe vilën Durrazzio. Libri ka në fokus 44 ndërtesa që përkasin familjes Durraci, nga të cilat më të njohura janë: Palazzo Durazzo - Royal Genova, ish pallati i Shtëpisë së Savojës dhe sot Galeria Kombëtare, Palazzo Durazzo Pallavicini, La Villa Durazzio, etj.

Shkrimi u publikua sot (15.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?