Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: McGonigal? S'e kam njohur kurrë, as s'e kam takuar! Gjithçka, vijim i akuzave të pabaza

16 Prill, 14:17| Përditesimi: 16 Prill, 22:29

  • Share

TIRANE- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka hedhur poshtë akuzat e bëra mbrëmë nga Ilir Meta se ishte takuar me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Sot në një reagim për Report TV, Dumani deklaroi se nuk ka pasur asnjë takim të mëparshëm me McGonigal, dhe se emrin e tij e ka dëgjuar vetëm pas publikimit të lajmeve në mediet shqiptare.

Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare." tha Dumani në një reagim për Report Tv.

Por Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka vazhduar edhe sot (16 prill)  akuzat e tij në drejtim të kreut të Prokurorisë së Posaçme, për të cilin thotë se është kushëriri i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

“Nuredini vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i suksesshëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqexhiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit, ti marrë të gjithë pentitot dhe amerikanët që thotë se e mbështesin dhe do e ketë Ilir Metën këtu. Ky as në nivelin e Nuredin Dumanit nuk është' deklaroi Meta në konferencë.

Foli dhe me tone të ashpra deri edhe kërcënuese në drejtim Dumanit kur i eta tha se duhet të ketë kujdes se nga do ikë nëse vazhdon me veprime mafiizoe, ndërsa shtoi se PL ka 300 mijë Vojo Kushë.

Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë, kudo ku jeni, në politikë edhe në SPAK. Ai të ketë kujdes se do të ikë se ku do të shkojë nëse vazhdon me veprime të paligjshme, mafioze. Di Pietro përfundoi në hajdut tenderash në Itali. Partia e Lirisë ka 300 mijë Vojo Kusha.

Akuzat e Metës janë vijim i atyre të bëra mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" kur akuzoi kreun e SPAK se është mbrojtës i pandëshkueshmërisë së Kryeministrit Edi Rama dhe se nisi hetimet ndaj tij pas takimit me Mc Gonigal.

“SPAK-u ka nis hetim në dhjetor 2019, sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta.

Dosja CEZ DIA
Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë në vitin 2017 u dënua vetëm Kastriot Ismailaj i cili ka kryer dënimin, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer.

Prokuroria e Posaçme rihapi çështjen në vitin 2019, pas denoncimit të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, si dhe pas disa shkrimeve mediatike.

Lidhur me këtë dosje më 8 nëntor 2023, SPAK mori në pyetje Ilir Metën për mbi 2 orë.Meta është gjendur shpesh në të kaluarën, nën akuza publike për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, Kastriot Ismailaj, por vetë ka mohuar të ketë lidhje dhe rihapjen e hetimeve e quan si tentativë të Edi Ramës për ta eliminuar nga skakiera politike. 

Ora 22:26
Akuzat e Ilir Metës për Dumanin, deputeti Sula: Të ndalen sulmet ndaj SPAK

1713299354_spak.jpg

Deputeti opozitar Dashnor Sula ka reaguar ndaj sulmeve të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta kundrejt kreut të SPAK Altin Dumani.

"Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen! Në 2016, reforma në Drejtësi mori 140 votat e deputetëve. U duartrokit nga të gjithë. Me kalimin e viteve, drejtësia e re ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve. SPAK dhe GJKKO gëzon për momentin përqindjen më të larte të besueshmërisë nga qytetarët.Të gjithe jemi të vetëdijshëm se drejtësia e re mund të bëj më mirë. Por që drejtësia të bëj më mirë, duhet të ndalim një orë e më parë sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj.

Fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar shumë së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm. Drejtësinë e reformuar ndaj e kërkuam në fakt: të depërtojë tek të “paprekshmit”. Por menjëherë sapo krijohet perceptimi se po kalohen hendeqet, javët e fundit kanë nisur sulme nga të gjitha anët ndaj SPAK. Kjo është e patolerushme. Kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet", shkruan Sula në rrjete sociale.

Ora 19:44
Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagon për sulmin e Metës ndaj kreut të SPAK: Dënojmë çdo veprim fyes dhe intimidues ndaj prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dënuar sulmin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në drejtim të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani të cilin e akuzoi se ishte takuar me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Përmes një reagimi për shtyp KLP i cilëson shqetësuese deklarata të tilla fyese dhe intimiduese, ndërsa bën thirrje të mos cenohet puna e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

"Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim ditët e fundit, deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme", thuhet në reagim.

KLP thotë se Dumani mund  të bëjë ankesë, ndërsa garanton mbështetje ndaj çdo prokurori.

"Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta. Në të njëjtën kohë Këshilli mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush."

Ndonëse Dumani sqaroi gazetarët se nuk është takuar asnjëherë me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal, Meta përsëriti akuzat ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, madje e cilësoi atë si "vrasës të pluralizimit".

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anglezja: 17/04/2024 13:09

    Deklarata e z. Meta duhet analizuar dhe jo anashkaluar. Eshte duke luajtuar rolin e te rrejdhurit dhe te cmendurit. Drejtesia mund te anashkalohet dhe duke u dklaruar si jo ne gjendjen e duhur mendore per te kuptuar pasojat dhe rrjedhojat e procesit gjyqesor.

    Përgjigju
  • fisheku: 17/04/2024 09:55

    Deklarata e z. Meta duhet analizuar dhe jo anashkaluar. Ose eshte i cmendur dhe flet marrezira te dergohet ne psikiatri. E dyta hedh akuza te pabaza dhe te denoncohet dhe te gjykohet. E treta kercenimet jane te qarta dhe sido qe te jete te denueshme dhe e fundit nese te gjitha keto me siper nuk qendrojne atehere z. Meta ka te drejte dhe sigurisht edhe SPAKU duhet te mbaje pergjegjesi penale dhe te hetohen.

    Përgjigju
  • Likja i Selvijes: 17/04/2024 08:49

    Po te jetë pluralizmi si surrati jot kanceroz do ta kishte marr lumi politiken dhe boten mbare.. ku njeh shtet ti ore cope debili dhe bastardi komunist, vegel e ish sigurimit te shtetit.. Bej pirueta bej se si qen ke per te ngordhur.. o skizofren qe nuk ka operacion qe te rregullon te keqen tende ne fizik dhe shpirt , pavarësisht sa para mund te japësh nga ato qe i ke vjedhur Shqipërisë... funderrine

    Përgjigju
  • beni: 17/04/2024 04:47

    zoti dumani qysh tani mund te quhet nderi i kombit...pa le si do te quhet kur te arrestoje..saliun,.meten,.kryemadhin,,,bashen,,ramen,,veliajn...

    Përgjigju
  • populli: 17/04/2024 04:39

    ketyre legenave politikan pse nuke nxirrni nje liq tja u byllni gojen se shum llamatitin yyyyyyyyyyyyyyyy fare e keqe

    Përgjigju
  • Iris: 17/04/2024 02:03

    Spastrime/largime brenda PL,kapja e ndonje laraske e suflaqexhiu brenda PL nga kreu i SPAK-ut (sipas fjaleve te Metes),permendja e McGonigal, te penduarve,kusherinjve e amerikaneve,/Vojo Kushet/, shtoi ketyre dhe vjedhjen misterioze e hard-diskut ne seline PL para disa kohesh dhe shkallimin e Metes para medias!! Dicka e rendesishme po ndodh.Meta ngjan me krimbat e tokes, qe sa here bie shi,dalin ne siperfaqe.Edhe ketij i ka hyre frika ne palce,nuk i ka besim as hijes se vet dhe befas shperthehu,po e ndjen stuhine qe po i vjen.

    Përgjigju
  • Miao: 17/04/2024 01:23

    O Like perfundove si Miao ne Lugano qe nga Tiger u be mace dhe ti pak nga pak nga paralelet kujdes sapunin.Gezuar 55 vjetorin me fishekzjarre dhe vere te mire dhe shoqeri do jua pergatit zoti Dumani festen.Tik tok tik tok

    Përgjigju
  • Tahipi: 17/04/2024 00:16

    Liro o dhi e zgjebosur. Hajdut me qertifikat.

    Përgjigju
  • Leo: 16/04/2024 19:15

    Zoti Dumani! Kujdes nga Meta se të ha MUN me 300 mijë Vojo Kushsa! Po ky kur do meret i pandehur për shpifje?

    Përgjigju
    • Gjyshi: 16/04/2024 21:07

      O Leo patronazhisti pse nuk e denoncon ti? Dumanit nuk ja mbajti të përbush detyrimin ligjor, kështu që bëje ti

  • Zoter: 16/04/2024 19:13

    Zoti dumani po presim sic keni premtuar brenda muajit ata policet,nendrejtorat e drejtorat e policise qe kan pas sky dhe enchro.i dim gjith me emra nuk i dika zoti rrumbullaku.ore bjeru kokes se do besh emer…

    Përgjigju
    • Almir: 16/04/2024 20:58

      po bej ndonje pune. O tallafere zbardh ndonje ngjarje ne zone a kap na nje me arme te jusitfikosh rrogen mos u mer me lloqe!

  • Polic #: 16/04/2024 17:15

    Një nga një të gjithëve para Dumanit do ju shkojë shurra pikë-pikë. Mos u bëni merak se çështje kohë është!!

    Përgjigju
  • Emer: 16/04/2024 17:13

    Po pse nuk e akuzon per shpifje o pusht.burr shker dhart....te djegu edhe dole konferenc direkt burr i keq . Sa ju bje nqaf fukarejve merru me kto ordiner.

    Përgjigju
  • e drejta: 16/04/2024 14:32

    ATEHERE DENONCOJE PER GENJESHTRAT QE THOTE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?