Duma nga Elbasani: Basha na dha fjalën që do të dorëhiqet, ka kohë deri nesër! Të gjendet një zgjidhje, personat që dëmtojnë partinë të ikin

16 Mars 2022, 11:50| Përditesimi: 16 Mars 2022, 12:40

  • Share

Do bëj hap pas dhe do largohem, më jepni kohë të qartësohem me disa struktura të tjera për të bërë gjetur një mënyrë konstruktive për t’u tërhequr pas dëmtuar PD.” Ky ishte premtimi që sipas deputetes Grida Duma, Basha u ka dhënë deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar dhe sipas saj afati i tij skadon nesër. Nga Elbasani, për Dumën, Lulzim Basha ka kohë deri ditën e enjte që të largohet nga drejtimi i PD dhe t’i hap rrugë zhvillimit të zgjedhjeve brenda PD.

“Deputetët i kanë lënë kohë deri nesër siç edhe ai kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar. Lulzim Basha tha se hapi im pas dhe tërheqja ime është e padiskutueshme, me jepni pak kohë dhe mundësinë që të qartësohem me disa struktura të tjera për të bërë gjetur një mënyrë konstruktive për t’u tërhequr. Lulzim Basha nuk ka rrugë tjetër përveçse të tërhiqet. Aksionet e demokratëve nuk mund të keqpërdoren nga një aksioner i vetëm që vetëm ka humbur”, tha Duma.

Deputetja demokrate ka thumbuar edhe disa nga kryetarët e degëve që i kanë dalë në mbrojtje Bashës duke i thënë se nuk duhet të jap dorëheqjen, ku thekson se shumica e tyre janë emëruar dhe jo të zgjedhur me votë, prandaj nuk mund të keqpërdorin partinë për ta zvogëluar edhe më shumë.

"Solidariteti i treguar për të qenë bashkë me Bashën nuk duhet keqpërdorur për të zvogëluar PD. Në ka një arsye të vetëm për të cilën kemi qëndruar në bllok si grup parlamentar për të kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës është vetë një, Partia Demokratike nuk mund të zvogëlohet më. E dalë forcë e tretë më 6 mars  demokratët nuk pranojnë të jenë humbës. Për këtë arsye asnjë mekanizëm dhe keqardhja e disa individëve që në shumicën e rasteve janë të emëruar dhe jo të zgjedhur me votë, nuk duhet keqpërdorur për të keqpërdorur PD”, tha Duma.

Për Dumën, PD ka vetëm një zgjidhje, kush e dëmton të largohet dhe të ngihet komision i përbashkët me Foltoren për të zhvilluar zgjedhjet në parti

“Duhet secili të qartësohet se nëse i bën dëm PD duhet të bëj hap pas në mënyrë të parevokueshme. Ka vetëm një strategji, ndërtimi i një komisioni me bazë të gjerë me PD dhe Foltoren, të cilët ta çojnë PD drejt një procesi zgjedhor që do të zgjasë disa muaj”, tha Duma.

PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke mos mundur të marrë asnjërën nga 6 bashkitë, ndërsa Berisha mori vetëm Shkodrën. Pas zgjedhjeve, një numër i madh deputetësh demokratë i kanë dalë kundër Bashës, duke i kërkuar dorëheqjen.

Komento

Komente

  • BENI: 21/03/2022 23:59

    TE IKIN NGA PD TE GJITHE HAJDUTET,,---KRIMINELET ---DHE RROSPITE SI GRIDA DUMA....///ATEHERE TE SHOHIM.....

    Përgjigju
  • Valter: 16/03/2022 21:20

    Veprim i menduar mire ,me ultimatum ndaj kelyshit dhe zagarit te Rames..ne te kunderten ,te gjith deputetet kunder zagarit duhet te bashkohen ne nje bllok, por ta ndalur fitimet zagarit nga Rama me marreveshje te sekrete..

    Përgjigju
  • Vsben: 16/03/2022 15:08

    Gride, po tani qe te kane dale rrudhat, si do ja besh te marresh ate qe don?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?