Dule: ‘Zgjedhorja’ po zvarritet zyrave të mazhorancës

10 Korrik 2020, 20:28| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 20:35

  • Share

Ndonëse është shfaqur gjithnjë e më rrallë krah Bashës, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule shpreh të njëjtin qëndrim si selia blu, se ndryshimi i sistemit nuk mund të diskutohet pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, por pas tyre.

"Të gjitha këto janë teza themelore të një procesi të lirë të barabartë dhe të pakontekstueshëm që duhet të trajtohet me prioritet menjëherë pas zhvillimit të zgjedhjeve të radhës nga mazhoranca e ardhshme në bashkëpunim me opozitën e ardhshme", tha Dule.

Për kreun e PBDNJ, Reforma Zgjedhore po zvarritet nëpër marrëveshje të fshehta zyrash nga mazhoranca. Ndonëse e konsideron një reformë minimaliste, ai thotë se duhet të cohet deri në fund, në funksion edhe të integrimit.

"Që prej 5 qershorit marrëveshja endet zyrë më zyrë, apo sallë hotelesh me qëllim që të gjenden dritare apo dyer për t'u shkallmuar nga mazhoranca aktuale sepse nuk janë të interesura në asnjë rast që të kenë në vend një proces zgjedhor të ndershëm", tha Dule.

Dule kritikoi Ramën edhe për vemendjen kushtuar minoriteteve. Ai tha se numri një i qeverisë do të mbetet në histori për hapat e bërë pas, në respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare.

"Shqipëria nuk mund të bashkëjetojë me ëndrrën evropiane dhe me mallkimin e së shkuarës këto janë mentalitete makiaveliste perverse të cilave duhet tu ëndërrojmë larg dhe ti luftojmë në mënyrë sistematike dhe rezultative", tha Dule.

Në mbledhjen e aktivit  të Partisë së tij, kreu i PBDNJ Vangjel  Dule tha situata e krijuar nga koronavirus ndikoi dhe në aksionin e opozitës, për të ciln shprehet se demonstroi përgjegjshmëri. Por në aktivitetin e organizuar prej tij, disa ditë pasi anëtarët e komitetit teknik u shprehën se maskat jnë të domosdoshme, shumë pak u panë ta respektonin këtë masë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Greku egjyptjan: 11/07/2020 07:37

    Po ky sylbati cdo tani beheni pragun zgjedhor edhe 1% ky as grek se te till ska ....as ..nuk fiton kur ...iqini kualicionet te shoh ky tradhetari shqiptar sa i vlen lekura...

    Përgjigju
  • Para kalo!: 11/07/2020 01:37

    AbDule gjoja Greku,sa Shqipni e mjera,tallen me ty!

    Përgjigju
  • SarandA: 11/07/2020 00:13

    Ik o zar zar trek pa lidhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?