Dule: PBDNJ është nën agresion
politik, por ne rikthehemi fuqishëm

9 Mars 2016, 19:37| Përditesimi:

  • Share
Në muajin maj, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të mbledhë Kongresin e saj, ku pritet që të merren vendime të rëndësishme për funksionimin e kësaj partie, përfshi këtu edhe vedimin për koalicionin.

Sipas PBDNJ-së në Kongresin e majit do të vendoset dhe në lidhje me aleancat me forcat e tjera politike.

Ndërkohë, kreu i kësaj partie, Vangjel Dule ka thënë se, PBDNJ është nën një agresion politik, por se kjo parti do të rikthehet fuqishëm.

PBDNJ është zëri i qytetarëve, i njerëzve që janë në nevojë. PBDNJ është një parti që ndryshe votohet, ndryshe numërohet, por është më e fortë dhe e fuqishme nga sa pretendohet.PBDNJ, forcë që i qëndron atyre që ka rënë dakord. S’kemi marrë pjesë në merkaton e shëmtuar politike.” deklaroi Dule.

Këto deklarata Dule i ka bërë gjatë ceremonisë së përvjetorit të krijimit të partisë që drejton.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?