Dule: Opozita kërkesë legjitime për
nenin 88, mban peng konsensusin

16 Qershor 2016, 16:31| Përditesimi:

  • Share
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, u shpreh gjatë një deklaratë për mediat se reforma në drejtësi duhet të miratohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Dule tha se, kërkesa e opozitës për rekomandimin 88 të Venecias, është legjitime dhe realizimi i saj do të shënonte arritjen e konsensusit për drejtësinë.

"Inkurajojmë vazhdimin pa humbur kohe të dialogut të sinqertë dhe negocimit shterrues me sigurinë se do të çojnë shumë shpejtë në plotësimin e kërkesës së fundit legjitime të opozitës konform rekomandimit nr. 88 të Komisionit të Venecias dhe arritjen e konsensusit të shumëpritur nga qytetaret dhe shoqëria. Krahas rëndësisë madhore për vetë fatet e drejtësisë, një zhvillim i tillë do të përbënte precedentin më të çmuar në rrugën e gjatë dhe të vështirë të reformave europianizuese të jetës së vendit", u shpreh Dule. 

Ai vlerësoi se ecuria e deritanishme e dialogut përbën një arritje, që dëshmon, sipas tij, pjekurinë e klasës politike dhe aftësinë e saj për të kapërcyer barriera tradicionale, paragjykime, por edhe interesa politike të ditës.

Deklarata e plotë e Vangjel Dules:
"Partia Bashkimi për te Drejtat e Njeriut vlerëson ecurinë e dialogut për reformën në drejtësi dhe kompromisin e deritanishëm. Kjo përbën natyrisht një arritje që dëshmon pjekurinë e klasës politike dhe aftësinë e saj për të kapërcyer barriera tradicionale, paragjykime por edhe interesa politike të ditës.

Me të njëjtin vullnet pozitiv dhe garancitë e paanshme të partnereve tanë, mbështetës të sinqertë të çdo procesi jetik për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në vendin tonë, është plotësisht i arritshëm kompromisi edhe për piken e vetme dhe të fundit të mbetur pa dakortësi.

Inkurajojmë vazhdimin pa humbur kohe të dialogut të sinqertë dhe negocimit shterrues me sigurinë se do të çojnë shumë shpejtë në plotësimin e kërkesës së fundit legjitime të opozitës konform rekomandimit nr. 88 të Komisionit të Venecias dhe arritjen e konsensusit të shumëpritur nga qytetaret dhe shoqëria.
Krahas rëndësisë madhore për vetë fatet e drejtësisë, një zhvillim i tillë do të përbënte precedentin më të çmuar në rrugën e gjatë dhe të vështirë të reformave europianizuese të jetës së vendit
".

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?