Duket si film i “Disney”, por është një legjendë shqiptare/ Regjisorja Thomaraj: Ja çfarë na frymëzoi për “Legjenda e vendit t’shejt”

9 Mars 2020, 14:49| Përditesimi: 9 Mars 2020, 15:10

  • Share

“Legjenda e vendit t’shejt” është filmi vizatimor që do të shfaqet së shpejti për publikun.

Me regji dhe skenar të Eliona Thomaraj, filmi vizatimor sjell legjendën e Kishës së Shna Ndojt.

Kjo e fundit thotë në emisionin “Rreze Dielli” se ka synuar të sjellë një film vizatimor me kualitetin maksimal që ofron teknologjia sot, për të sjellë një nivel arti jo sa për të thënë.

“Ka zgjatur pak në kohështrirje, pikërisht se donim të sillnim një film me kualitet maksimal që ofron teknologjia sot. Nuk na falet si artistë të ofrojmë një art sa për të thënë” është shprehur regjisorja.

Por si lindi ideja për të sjellë legjendën e Kishës së Laçit në një film vizatimor, me një teknikë të paprovuar më parë në Shqipëri?

“Unë kam fiksim të mbledh legjendat. Dhe shkoj shumë herë edhe në kishën e Laçit. Jam e impresionuar, më pëlqejnë gjithnjë përrallat. Kjo më shtyu që të kërkoj edhe fakte historike që çfarë ka më tej.” shprehet regjisorja.

Filmi vizatimor “Legjenda e vendit t`shejt” flet për legjendën e kishës së Laçit, kisha e Shna Ndojt.

Legjenda e Kishës së Laçit thotë se veglat fluturonin nga qyteza e Sebastes, Laçi i sotëm, tek kodra ku ndodhet aktualisht kisha e Shna Ndojt.  Në këtë film vizatimor janë ndërthurur faktet historike me legjendën. Skenari është krijuar nga një legjendë dhe pastaj janë krijuar personazhe në skulpturë 3D. Në bazë të saj është krijuar konstumografia, janë veshur aktorët dhe janë krijuar skena të ndryshme sipas skenarit të filmit dhe janë krijuar vizatimet.

“Legjenda e vendit t`shejt” është aktualisht në fazën e postproduksionit.

D.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • qiriu: 10/03/2020 08:50

    e me mire ...mjaft mo dhe ti !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?