Dukagjini në izolim, banorët kalojnë mbi gurë: Me të rrëshqit këmba bie në greminë! Beci: Rifillon puna për ndërtimin e rrugës

19 Tetor 2023, 19:05| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 19:48

  • Share

Prej afro një jave banorët e fshatrave Pult dhe Shosh në Dukagjin janë të bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve në kantierin e rrugës së re.

Ata janë të detyruar të kalojnë në këmbë mbi masivin e gurëve, ku një gabim i vogël mund tu kushtojë jetën!

“Kemi 10 ditë që kalojmë mbi gurë. Thesin e miellin tu e mbajt në krah. Jemi 4 ditë pa bukë në Dukagjin. Nuk ka ambulancë asgjë për banorët e Dukagjinit. Këtë rrugë e bëjmë në krah. Nxënësit nuk shkojnë në shkollë. Me të rrëshqit këmba bie në greminë”, thanë banorët.

Punimet janë ndërprerë dhe rruga vijon të jetë e bllokuar prej 12 tetorit kur humbi jetën 59-vjeçari Zef Perndreu që po punonte me eskavator për hapjen e rrugës.

Banorët kërkojnë hapjen e rrugës sa më shpejt pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër për tu lidhur me zonën urbane.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër që e lidh Dukagjin me Shkodrën”

Ndërkohë kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci tha se ka nisur puna për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës nga Prekali në drejtim të fshatit Lotaj. Sipas tij Pas analizave u vendos që të ndërhyhet me shpërthime të kontrolluara në mënyrë që të hidhet poshtë pjesa e paqëndrueshme e shpatit malor që përbënte rrezik.

“Rifillon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit. Pas ndërprerjes disa ditore për shkak të fatkeqësisë së ndodhur, një grup ekspertësh kanë analizuar gjendjen e formacionit shkëmbor. Pas analizave u vendos që të ndërhyhet me shpërthime të kontrolluara në mënyrë që të hidhet poshtë pjesa e paqëndrueshme e shpatit malor që përbënte rrezik", shkruan Beci.

Rruga e Dukagjinit është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë 1.5 milionë euro.

Ora 19:16
Dukagjini në izolim prej një jave, Beci: Rifillon puna për ndërtimin e rrugës

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka lajmëruar se ka nisur puna për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës nga Prekali në drejtim të fshatit Lotaj të Dukagjinit. Në një postim në Facebook, Beci ka ndarë video teksa ka nisur puna për lirimin e rrugës e cila është bllokuar se ka rënë një masiv gurësh.

“Rifillon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit. Pas ndërprerjes disa ditore për shkak të fatkeqësisë së ndodhur, një grup ekspertësh kanë analizuar gjendjen e formacionit shkëmbor. Pas analizave u vendos që të ndërhyhet me shpërthime të kontrolluara në mënyrë që të hidhet poshtë pjesa e paqëndrueshme e shpatit malor që përbënte rrezik.

Tashmë puna po vijon normalisht për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës nga Prekali në drejtim të fshatit Lotaj. Ky investim kërkon edhe bashkëpunimin e komunitetit për situatën e krijuar deri në pastrimin e plotë të segmentit për një qarkullim të sigurt të mjeteve dhe banorëve”, shkruan Beci.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?