Skuadra e Dukagjinit

Dukagjini mundet në 'Fadil Vokrri', Drita ndal vrullin e Plzen në Conference League

28 Korrik 2023, 13:02| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 13:03

  • Share

Conference League zhvilloi ndeshjet e para për turin e II kualifikues. Në fushë zbritën edhe skuadrat shqiptare nga Kosova, duke dhuruar paraqitje të mirë në fushë. Dukagjini i drejtuar nga Armand Dallku humbi 0-1 me kroatët e Rijekas në "Fadil Vokrri", teksa Drita barazoi 0-0 kundër Vitoria Plzen në transferën çeke.

Në Prishtinë, Dukagjini pa eksperiencë në Evropë bëri një paraqitje të mirë, paçka humbjes në fund të 90 minutave. Goli i Jankovic në pjesën e parë (minuta 30) vendosi ndeshjen, teksa të besuarit e Dallkut nuk mundën të barazonin në rastet e krijuara. Në fund trajneri i Dukagjinit s'i mbajti nervat, duke lënë fushën me karton të kuq, për të qenë mungesë për javën e ardhshme në Kroaci, në ndeshjen e kthimit.

Nga ana tjetër, Drita e Akis Vavalis ndali vrullin e Viktoria Plzen, duke barazuar 0-0 në Çeki dhe pasur më shumë shanse në ndeshjen e kthimit që luhet në "Fadil Vokrri".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?