Duka si Manastirliu: Futbolli nuk vazhdon nëse rrezikohet shëndeti i futbollistëve, UEFA vendos për dënimet

29 Prill 2020, 15:24| Përditesimi: 29 Prill 2020, 15:26

  • Share

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, në një intervistë për Radio Kiss Kiss në Itali ka folur për rifillimin e Superligës, por edhe të shumë temave të tjera nën cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Duka thotë se në Shqipëri po bëhen përpjekje për rifillimin e kampionatit pavarësisht se më herët për “report tv” ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se është ende herët, por numri 1 i federatës shton se në rast se rrezikohet shëndeti lojtarëve ka të ngjarë të mos nisë fare.

“Ne në Shqipëri po diskutojmë për rifllimin, kemi propozuar të rillojmë kampionatet në fund të majit, por është i nevojshëm një protokoll mjekësor. Ne duam të kthehemi të luajmë sa më shpejt të jetë e mundur, por gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve. Nëse nuk kemi siguri, nuk kthehemi të luajmë.

Është e pamendueshme që të ndiqet e njëjta linjë në të gjithë Europën. Numri i të infektuarve ndryshon nga vendi në vend. Qëllimi është që të mbarojnë garat, natyrisht, por në disa vende ata tashmë kanë vendosur të mbyllin kampionatet. Kush i mbyll ato pa i mbaruar turnet, atëherë është UEFA që vendos nëse do t’i pranojë në garat evropiane.

Do të jetë komision i cili do të vendosë për pjesëmarrjen në kupat evropiane, sipas argumenteve që do të paraqiten. PSG dhe Lion për mendimin tim do të luajnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, vendimi i qeverisë franceze nuk ndikon, ata mund të ndalojnë kampionatin francez, jo kupën evropiane,”- u shpreh Duka.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?