Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka

Duka mbledh Kryesinë: Mbështesin Igli Carën në Durrës! Synojmë Këshillat Bashkiak, provojmë forcën tonë! I pranishëm në protestën e Berishës

1 Dhjetor 2022, 21:18| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 21:19

  • Share

TIRANË- Partia Agrare Ambientaliste (PAA) ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë, ku në fokus kanë qenë zgjedhjet vendore të 2023.

Burime për gazetarin e Report Tv, Arbër Fortuzi bëjnë me dije se Agron Duka do të mbështetëse kandidatin e primareve Igli Cara në Durrës, e ndërsa do të dalë me kandidatë të tyre sa i përket Këshillave Bashkiak, si një formë për të provuar forcën e partisë së tij.

Nga ana tjetër, për protestën e 6 dhjetorit që pritet të mbajë Sali Berisha, nuk ka pasur diskutime në Kryesinë, mirëpo referuar të njëjtat burime, Agron Duka do të jetë i pranishëm.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?