DASH dhe Sali Berisha

Opinion

Duhet të bëjmë disa këndvështrime reale, pa emocione e pa interesa personale

20 Maj 2021, 13:08| Përditesimi: 20 Maj 2021, 14:37

  • Share

Duhet të bëjmë disa këndvështrime reale, pa emocione e pa interesa personale.

Së pari, shpallja e Berishës "non grata" është një ndër ngjarjet më të forta në 30 vitet e fundit kundër një lideri me përmasa historike. Çdo njeri që ka protagonizëm të fortë historik konsomunon e prodhon shumë e në gjithë këtë aktivitet intensiv ka edhe të mira edhe të këqija.

Së dyti, ky është vendim zyrtar i Departamentit të Shtetit e për pasojë është edhe vendim zyrtar i SHBA-va.

Së treti, po shikoj në mënyrë dëshpëruese apo  insistuese ata që përpiqen ta mbrojnë Berishën duke publikuar foto në kohën kur ky i fundit takonte W. Bush, Klinton apo të tjerë. Politika e Jatshme e një vendi ndryshon nga rrethanat dhe faktorët. Më parë Berisha ishte kryetar shteti dhe SHBA duhet të takoheshin me të, kurse ttashmë nuk ka pozicion zyrtar, por është "non grata". Pra, diçka ka ndryshuar dhe duhet të gjejmë çfarë ka ndryshuar.

Së katërti, Soros nuk është argument. Politika e jashtme e SHBA bëhet me seriozitet nga specialistë më të mirë e individë, qoftë edhe Soros nuk mund të ndikojnë të ndërmerren pozicione aq serioz si shpallja "non grata" e Berishës.

Së pesti, Basha dhe drejtues të tjerë që pretendojnë të qeverisin vendin po gabojnë rëndë që dalin në mbrojtje të Berishës e  keshtu janë kundër Departamentit të Shtetit. Berisha s'ka nevojë për mbrojtje dhe është në gjendje të mbrohet vetë. Kjo është një çështje e Berishës me SHBA-të.

Së gjashti, vendimi i Sekretarit të Shtetit është vendim politik dhe jo vendim i dalë nga një gjykatë me të cilën mund të ndiqet rruga ligjore.

Së shtati, këtë akt krejt politik të Sekretarit të Shtetit e shikoj si një mundësi për të bërë rotacion elitash në Shqipëri duke bërë veprim të ngjashëm me Gjykatën Speciale në Kosovë. Liderët aktual në Shqipëri, përveç se me këto ndërhyrje nuk ka mënyrë tjetër për t'i nxjerrë nga skena.

Së teti, kundër Berishës nuk do të ketë asnjë efekt konkret, sepse ai nuk pretendon më karrierë shtetërore.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?