Duhej të përfundonte në tetor, shtyhet deri në shtator të 2024-ës rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Ministria: Punime shtesë!

18 Tetor 2023, 17:00| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 17:04

  • Share

Muzeu Arkeologjik i qytetit të Durrësit qëndron i kyçur, duke privuar sytë kureshtarë të turistëve nga amforat antike. Restaurimi i nisur në nëntor të vitit kaluar duhej të përfundonte këtë muaj, por nuk është bërë as gjysma e punimeve.

Ministria e Kulturës në përgjigje të interesit të Report TV, tha se punimet pritet të shtyhen deri në shtator të 2024-ës, duke renditur shkaqet. 

“Procesi i zhvendosjes së artifakteve ka marrë kohë për arsye të gjendjes delikate dhe numrit të madh prej 3000 artifakte.

Punime të paparashikuara në përforcimin strukturor të objektit kanë  sjellë rishikimin e ndërhyrjeve duke kryer përforcime shtesë në objekt.

Në projekt parashikohet ndërtimi i një shtesë të re në oborrin e pasëm të objektit i cili është në proces shqyrtimi në Këshillin Kombëtar të Territorit”.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, një nga objektet me të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 po restaurohet me fondet e Bashkimit Evropian me vlerë 348,368,591 Lekë.

Projekti zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?