‘Dueli’ i dy finalistëve/ Konkurentët përjetojnë emocione të forta! Iliri ndjek ëndrrën e jetës në teatrin e Operas, Donaldi ç'mallet me dashurinë e tij

19 Shkurt 2022, 00:45| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 01:02

  • Share

Nata e fundit në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ po ‘shastis’ publikun por edhe vetë konkurentët. Secili prej tyre, të veshur nga emocionet, kanë marrë surpriza mjaft mallëngjyese, e aq më tepër pas kaq shumë kohësh larg ‘lirisë’.

Ilri ndoqi ëndrrën e tij duke vallëzuar me mamanë e tij, ose siç preferon ai ta quajë, muzën e tij në teatrin e Operas dhe Baletit nën zërin e mrekullueshëm të Inva Mulës. Emocione të papërshkrueshme solli dhe shikuesi i tyre, babai i Ilirit i cili i ndoqi të dy me lot në sy i ulur në qoshen e spektatorit.

Një surprizë nga gjysma e tij, i është bërë edhe Donaldit. Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka shkuar pranë tij duke i kënduar me sfond romatik trëndafilash.

Emocione, lot gëzimi, mallëngjime por në të njëjtën kohë, paralajmërimet e çasteve të fundit të spektaklit më të ndjekur në vend. Cili do të jetë fituesi i Big Brother Vip?

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?