Duartrokitje për mjekët nga punonjësit e Këshillit të Kukësit: Në këto ditë të vështira nuk jeni vetëm (VIDEO)

17 Mars 2020, 13:27| Përditesimi: 17 Mars 2020, 13:38

  • Share

Këshilli i qarkut Kukës ka inkurajuar mjekët dhe infermierët në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit e për të shprehur falënderimin e tyre. 

“Përshëndetje, përmes duartrokitjeve për të dëshmuar se mjekët dhe personeli ndihmës shëndetësor  në këtë ditë të vështira që po kalon vendi  prej Covid 19  se nuk janë vetëm”, është shprehur Abdulla Domi Kryetar I Këshillit të Qarkut Kukës.  

Mjekët dhe infermierët në krye të luftës kundër koronavirusit kanë marrë kështu mbështetjen e punonjësëve dhe administratës së Këshillit të Qarkut Kukës  të cilët nga ana e tyre, kanë zbatuar masat e parandalimit në institucionin e tyre .

Në Kukës  ende nuk kemi asnjë rast të dyshuar me koronavirus.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?