Duartrokitja e fundit për Zef Dedën, Përlotet Juli, fjalimi emocionues: Faleminderit për artistin dhe babain që ishe! Na ndihmo nga lart (VIDEO)

25 Nëntor 2023, 14:17| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 14:43

  • Share

Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën njeriut që i fali aq shumë buzëqeshje edhe në vitet e vështira. Kanë ardhur të gjithë, nga Tirana e kudo, aktorë, miq dhe të afër por dhe artëdashës.

Ndërsa djali, Julian Deda mbjati fjalimin e lamtumirës

Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjysh i mrekullueshëm, artist i madh. Nuk e di se sa të fokusuar duhet të jemi ne dhe fëmjët tonë të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka lënë në Shkodër e Shqipëri.

Shpresoj t’ia dalim, por besoj që një ndihmë e madhe do na japë dhe baba nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës.

Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore me njëri tjetrin të cilin ne nuk e kemi për fat të keq. Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fundit”

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • yllli: 26/11/2023 06:43

    familje artistesh,,,shkodra nderohet me zef deden dhe estraden e shkodres... keni qene dhe jeni te mrekullueshem..por humbje te tilla na trishtojne shume...shteti duhej te interesohet me shume per shendetin e ketyre artistave te medhenj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?