'Duan ta shkatërrojnë': gruaja e kritikut të Putinit thotë se Kremlini po kryen 'hakmarrje' ndaj tij

17 Prill 2023, 12:57| Përditesimi: 17 Prill 2023, 13:00

  • Share

Përpara se gjykata e Moskës të dënonte me 25 vjet burg një nga kundërshtarët e fundit politik të mbetur në Rusi, gruaja e historianit Vladimir Kara-Murza kishte folur më parë mbi këtë çështje

Ajo kishte thënë më herët se trajtimi i të shoqit në Moskë ishte hakmarrje e pastër dhe cinike për rolin e tij në mbrojtjen e Aktit Magnitsky, trajnim i cili do ta shkatërronte atë.

Ky akt u miratua për herë të parë nga SHBA në vitin 2012 dhe lejoi Uashingtonin të sanksiononte zyrtarët rusë të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Që atëherë, një numër vendesh të tjera kanë miratuar legjislacion të ngjashëm, si Britania e Madhe dhe Kanadaja.

Gruaja  e kritikut kishte shprehur frikën për shëndetin e burrit të saj, i cili vuan nga një gjendje e quajtur polineuropatia, e cila prek nervat periferike pas dy herë helmimeve të mbijetuara, për të cilat ai fajësoi Kremlinin në 2015 dhe 2017.

E ndërkohë  që ai është dënuar me 25 vite burg për një sërë akuzash, kundërshtari politik i Rusisë tashmë mund të vdesë më herët se sa vitet me të cilat është dënuar, këtë e tha gruaja e tij.Me shpejtësinë me të cilën përhapen simptomat  e kësaj sëmundje tha ai mund të jetojë 25 vite por 5.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Wagner: Në Bakhmut vramë më shumë se 20 fëmijë! Borrell: Rusia ka bllokuar 50 anije në Detin e Zi


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?