‘Duam që ndeshjet e Champions-it t’i luajmë me tifozë’, Duka: Vetëm Rama s’u gëzua për fitoren e Hysajt

18 Qershor 2020, 16:28| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 16:31

  • Share

Aramndo Duka, presidenti i FSHF-së, në një intervistë për radio “Kiss Kiss Napoli” ka folur në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, organ që dje dhe sot mori vendime shumë të rëndësishme për fatet e kompeticioneve Europiane.

Në intervistën e tij Duka preku temat e Champions League dhe fitoren Elseid Hysajt me Napolin që fitoi Kupën e Italisë kundër Juventusit.

“Dje kemi marrë vendime të rëndësishme përsa i takon vijimësisë dhe përmbylljes së Champions League dhe Europa League, si për datat e sfidave, ashtu edhe për stadiumet ku do të luhen ndeshjet. E vetmja që mbetet e papërcaktuar është nëse do të luhet me tifozë apo me dyer të mbyllura në Gjermani dhe në Portugali.

Megjithatë, ekziston mundësia të kemi tifozë në stadiume, por gjithçka do të varet nga mënyra se si do ndryshojë situata e pandemisë dhe janë gjëra për të cilat nuk mund të vendoset tani.

Nuk mund të pretendojmë që t’i mbushim stadiumet plot, është ende shumë herët, por nëse na jepet drita jeshile për të hapur dyert mund të synojmë të kemi 30% ose maksimumi 40% të kapacitetit të stadiumeve me tifozë.

Barcelona-Napoli në fushë neutrale? Të gjitha ndeshjet e mbetura të Champions League do të luhen në Lisbonë, Guimaraes dhe Oporto. Sigurisht, Barcelona dëshiron të luajë në ‘Camp Nou’, ndërsa për ndeshjet e tjera të fazës çerekfinale është vendosur për vendet se ku do të luhen ndeshjet.

Hysaj është i lumtur që fitoi Kupën e Italisë, e gjithë Shqipëria bëri tifozllëk për Napolin me përjashtim të Kryeministit Rama, i cili është tifoz i Juventusit dhe nuk besoj se ka mbetur i kënaqur me rezultatin e finales,”-u shpreh Duka.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?