‘Dua të përqafoj çdo njeri që është me ankth’, Mozzik hap zemrën dhe rrëfen ‘luftën’ e tij

20 Shkurt 2022, 17:32| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 17:36

  • Share

“Dua të përqafoj çdo njeri që është me ankth” , këto ishin fjalët e reperit Mozzik i cili vendosi të hapte zemrën dhe të zbulonte se vuan prej shume vitesh nga ankthi.

Përmes mesazhit të tij në “Oxygen Talk” ai ka dashur të inkurajojë të gjithë njerëzit si ai të cilët përditë përballem me ankthin dhe problemet që pasojnë prej tij,

Ai ka treguar se sa e vështirë ka qenë për të kjo periudhë, duke thënë se kurimi i tij ka qenë ndihma e mjekut dhe përkrahja e familjes.

“Tema që do të ndaj sot me ju është ankthi. Edhe unë dikur si i ri që 21 deri 25 vjeçar kam qenë i prekur në një masë shumë të madhe, më ankth shumë të theksuar. E di që rinia është shumë e prekur prej ankthit. E di që është shumë shqetësuese të jesh 21 vjeç dhe të marrësh qetësues e ilaçe për të fjetur gjumë. E hidhur është ta kapësh si temë me njerëzit, shoqërinë, njerëzit e afërt sepse ke frikë, sepse akoma nuk ka hapsirë për të folur me diçka që ka lidhje me shëndetin mendor.

E hidhur është të kesh frikë ta ndash me familjen. Por mbi të gjitha me ndihmën e tyre e të mjekëve të mirë unë i kam kaluar këto sfida. Por ankthi të përcjell deri në fund të jetës, nuk ka kurim.”

Dua të jap si një mesazh apo si këshill që mos të mendoni se gjërat e vetme që ju ndihmojnë për mos të patur ankth janë ilaçet apo barnat e mjekëve. Mjeku është gjithmonë pro, por këshillat e familjes, të kalosh kohë me familjen është mënyra më e mirë për ta kaluar.

Dua të përqafoj çdo njeri që është me ankth kudo që janë dhe ju them të mos trishtohemi sepse nuk keni depresion. Ankthi nuk është sëmundje, është çrregullim emocional që do të kalojë dhe do të qeshni shumë shpejt.”, u shpreh ai.

Kjo është hera e parë që Mozzik zbulon një anë të tillë të tij dhe ka folur për një temë kaq sensitive.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?