Oetjon Agalliu dhe shtëpia ku kultivohej kanabisi

‘Dua punonjëse seksi, kam edhe kokainë për to’, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli me ‘shtëpi bari’

12 Prill 2023, 11:59| Përditesimi: 12 Prill 2023, 12:05

  • Share

BRITANI E MADHE- Një emigrant i paligjshëm shqiptar që kishte mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone është arrestuar nga autoritete atje pasi u kap duke kultivuar kanabis në një shtëpi bari. Sipas mediave britanike bëhet fjalë për 35-vjeçarin Oetjon Agalliu.

Pavarësisht se nuk kishte probleme në vendin e tij, Shqipërinë, Agalliu u kap në një shtëpi në Bentinck Street, Mansfield, duke kultivuar 174 bimë kanabis, të cilat pas daljes në treg do të kapnin vlerën e 146,000 paund.

I pandehuri kishte jetuar në shtëpinë ku kultivonte kanabisin. Gjatë përgjimeve të telefonatave të tij rezultonte se ai kishte biseduar me trafikantë të tjerë ku ju bënte me dije se mund t’i furnizonte ata më sasi të mëdha kanabisi.

"Është e qartë se i pandehuri priste një përfitim personal shumë domethënës nga kjo ndërmarrje," thanë hetuesit.

Ndërkohë në një bisedë tjetër, i pandehuri kishte pyetur nëse dikush me të cilin ishte në kontakt mund të rregullonte dokumente për azil për një tjetër, duke ofruar të paguante deri në 25,000 £.

Ai madje ofroi të paguante edhe punonjëse seksi që ta vizitonin në shtëpinë e tij dhe ofroi pije dhe kokainë si pagesë.

Në intervistën e policisë, ish-kamerieri shqiptar tha se shkoi në Britaninë e Madhe për të gjetur punë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?