Dua Lipa dhe partneri i saj

FOTOLAJM/ Dua Lipa prezanton të dashurin e ri me prindërit e saj

30 Gusht 2023, 21:11| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 21:13

  • Share

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka hedhur hapin e radhës në lidhjen e saj me Romain Gavras, pasi e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë në Ibiza. Këngëtarja, 28 vjeçare dhe i dashuri i saj, 42 vjeç, kanë shijuar një darkë në restorantin Juntos House, ku iu bashkuan nëna e saj, Anesa dhe babai Dukagjini.

Artistja dukej atraktive me një fustan të tejdukshëm të bardhë. Duke lënë flokët brune poshtë shpatullave, krijuesja e hitit “Levitating” zgjodhi po ashtu një palë këpuca të bardha.

Romain, i cili është një regjisor, ishte i veshur me një këmishë të gjelbër të errët, ndërsa kishte gjithashtu një fashë të mbështjellë rreth njërit prej gishtave. Dua gëzon një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh poston foto me ta në rrjetet sociale.

Këngëtarja është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjin kanë edhe vajzën Rina, 22 vjeçe dhe djalin Gjin, 17 vjeç.

Dua ka nisur lidhjen e re këtë vit, por kujtojmë se Romain vite më parë ka qenë i dashuri i artistes tjetër të famshme, Rita Ora.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fier: 31/08/2023 22:19

    Grek gjeti dhe kjo?

    Përgjigju
  • Sulo: 31/08/2023 13:39

    Kurvat të paktën çojnë ndo një lek në shtëpi nuk e di kjo a ka bërë ndo një lek apo e bën për hobi

    Përgjigju
  • Blerim: 31/08/2023 02:11

    Mbase ka qen i dashuri i Rita orës nuk ka qenë dashur të lidhet me të Ka bota shum meshkuj të bukur Nuk ishte vetëm ai në botë

    Përgjigju
  • Alb: 30/08/2023 21:44

    Nuk ka naj diferec me presituten

    Përgjigju
    • Nje nene: 31/08/2023 17:28

      Turp.Me te tilla komente turperoni veten. Ato jane yje dhe na nderojne si komb

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?