Dua Lipa dhe Greg Rama

Kronikë

Dua nuk i ndahet Shqipërisë! Pushon në bregdetin e jugut, takohet edhe me Greg Ramën, publikojnë foton

28 Korrik 2021, 15:59| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 16:05

  • Share

Këngëtarja shqiptare e hiteve të mëdha botërore, Dua Lipa nuk po i ndahet Shqipërisë!

E veshur me ngjyrat e verës dhe me flokët e shkujdesur nga era e detit, Dua ka publikuar fotografi teksa po shijon ditët e saja në Shqipëri në bregdetin e jugut.

Pak minuta më parë, edhe djali i kryeministrit, Greg Rama në rrjetin e tij social Intstagram ka publikuar një fotografi me këngëtaren duke shkruar ”Kemi mundësi edhe për më mirë”.

Kujtojmë se familja Lipa, ka mbërritur në Tiranë më 23 korrik dhe zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Tiranës me të cilin diskutoi rreth planeve të saja dhe mundësinë e një koncerti surprizë në Shqipëri.

Ata së bashku inspektuan edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?