VIDEO/ Dua Lipa zbulon për showmanin amerikan të sharën e preferuar në shqip

12 Dhjetor 2023, 21:02| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 21:13

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shquhet për përgjigjet e saj pa dorashka gjatë intervistave me gazetarë shqiptarë, por edhe me të huaj.

Gjatë një interviste në emisionin “Late Night” të moderatorit Seth Meyers, këngëtarja shqiptare është pyetur për të sharën e saj të preferuar në gjuhën shqipe.

Si një personazh pa komplekse, Dua Lipa nuk hezituar të kthejë përgjigje, duke thënë se e shara e saj më e zakontë në gjuhën shqipe është “ta q***** nonën”.

Më pas Lipa ka konvertuar të sharën në anglisht, dhe kjo ka shkaktuar shumë të qeshura gjatë emisionit.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?