Dua Lipa

Dua Lipa shijon pushimet në plazhet e Miamit (FOTO)

11 Shkurt 2022, 16:44| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 16:46

  • Share

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fotot e fundit. Lipa duket se po pushon në plazhet e Floridas, teksa tregon fizikun e tonifikuar. Dua ka me vete edhe një kopje të romanit më të shitur të autorit Khaled Hosseini të vitit 2007, “A Thousand Splendid Suns (Një mijë diej vezullues)”.

Yllit të muzikës iu bashkua një shoqe e saj, ku shijuan së bashku nxehtësinë e motit të ngrohtë në Miami. Lipa me vete kishte një çantë plazhi, me dizajn të frymëzuar nga filmi i animuar japonez, “Manga”.

Dua do të ketë pak kohë për të shijuar klimën e lagësht të Miamit, pasi turneu i saj “Future Nostalgia” do ta ketë ndalesën e radhës në Atalanta, pas performancës së saj të fundit në Florida, në Orlando të premten në mbrëmje. Turneu i madh ka paraparë të ketë gjithsej 82 koncerte, i cili do të përfundojë në Perth të Australisë më 16 nëntor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?