Dua Lipa

Dua Lipa rrëmben çmimin 'Artistja më e mirë britanike'

6 Mars 2020, 17:47| Përditesimi: 6 Mars 2020, 17:50

  • Share

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Global Awards”, ku ishte e pranishme edhe Dua Lipa.

Vlerësimi për çmimet “Global Awards” është bërë nga suksesi i këngëve në radio, duke i dhënë meritë këngëve të dëgjuara më shumë.

Këngëtarja shqiptare ka rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike”.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe fansat për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë gjithë kësaj kohe.

“Faleminderit të gjithë fansave të mi, dëgjuesëve dhe kujtdo në “Global Aëards” që votoi dhe mbështeti muzikën time.

Faleminderit për çmimin ‘Artistja më e mirë britanike’. Një mbrëmje argëtuese me të dashurit e mi dhe një natë speciale”, ka shkruar Dua.

Para një muaji ajo publikoi këngën e saj të re të titulluar “Physical”, e cila është pjesë e albumit të ri.

Dua ka zgjedhur një fustan zi të mbyllur deri në fyt por me një të çarë anash.

Dua Lipa

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?