Dua Lipa

Dua Lipa rrëfen e prekur për periudhën kur u largua nga Kosova

23 Shkurt, 17:30| Përditesimi: 23 Shkurt, 17:33

  • Share

Dua Lipa ka emocionuar me një rrëfim të bërë së fundmi në emisionin e famshëm britanik “The Graham Norton Show” ku ka folur për përvojën e saj të shpërnguljes nga Kosova në Londër kur ishte 15-vjeçe.

E lindur fillimisht në Londër nga prindër shqiptarë që ikën nga konflikti dhe paqëndrueshmëria politike në Ballkan, Dua u largua nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2008 kur familja e saj u zhvendos në Prishtinë për të jetuar, pasi Kosova shpalli pavarësinë.

Megjithatë, pas disa vitesh, ylli në krijim vendosi të kthehej me guxim në Britaninë e Madhe vetëm në moshën 15-vjeçare për të ndjekur ëndrrat e saj për t’u bërë një yll i muzikës pop, shkruan DailyMail.

“U ktheva në Londër nga Kosova vetëm kur isha 15 vjeçe sepse kishte më shumë mundësi në muzikë në Londër. Ishte një kohë e mirë”, tha ajo.

E pyetur se si ndihej duke bërë një lëvizje kaq të madhe në një moshë kaq të re, tha se pavarësisht mungesës së tyre fizike ajo ende ndihej jashtëzakonisht e mbështetur nga familja e saj.

“Jam shumë pranë prindërve të mi, të cilët më besuan shumë, ndaj isha sa më mirë. Familja ime më mban të vendosur në të gjitha çmenduritë”, ka treguar Dua.

Dua u kthye në Britaninë e Madhe në vitin 2014, pasi besonte se duhej të lëvizte nëse donte të depërtonte në tregun ndërkombëtar të muzikës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?