Dua Lipa

Dua Lipa në listën e këngëve më të dëgjuara në SHBA

10 Mars 2020, 19:50| Përditesimi: 10 Mars 2020, 19:56

  • Share

Dua Lipa vazhdon të rrisë numrin e sukseseve të saj çdo ditë e më shumë.

Ylli shqiptar së fundmi ka arritur të zërë vend sërish në top 10-shen e listave amerikane.

24-vjeçarja është renditur e pesta në top-listën prestigjioze të Billboard, “Hot 100’, me projektin “Don’t Start Noë”.

Kjo renditje e grafikëve bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe internet në Shtetet e Bashkuara.

Ajo gjithashtu ka arritur që të hyjë në top 10 të Billboard Hot 100 në vitin 2018 me hitin “New Rules”.

Kënga “Don’t Start Now” përndryshe u linçua më 1 nëntor dhe është pjesë e albumit “Future Nostalgia”, i cili i plotë pritet të publikohet më 3 prill.

Kënga ka kaluar shifrën e 170 milionë klikimeve në platformën zyrtare të Duas në YouTube.

Lista e këngëve

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?