Armando Broja dhe Dua Lipa

Dua Lipa ndjek Armando Brojën në stadium, arsyeja pse dy shqiptarët u bënë bashkë në 'Stamford Bridge'

13 Janar, 19:42| Përditesimi: 13 Janar, 19:44

  • Share

Chelsea fitoi 1-0 ndaj Fulhamit në Premier League, por ajo që tërhoqi vëmendjen në ‘Stamford Bridge” ishte këngëtarja shqiptare, Dua Lipa. Kjo e fundit ishte në tribunën e stadiumit dhe besohet se prania e saj lidhej me promovimin e filmit “Argylle”, ku është protagoniste bashkë me Henry Cavill dhe Bryce Dallas Houard.

Bashkë me të ishin edhe një grup personash, që besohet se janë kast i filmit dhe ishin pozicionuar mbrapa pankinës së Chelseat, teksa rreth minutës së 20 ata u ngritën të gjithë duke lexuar libër, për të tërhequr vëmendjen.

Veprime të tjera ishin edhe parja e orës në të njëjtën kohë, apo imitimi i procesit të larjes së dhëmbëve. Natyrisht këto skena nuk i shpëtuan tifozerisë, por edhe regjisë së Premier League, teksa edhe trajneri Pochettino kishte një logo “Argylle” në xhupin e tij gjatë derbit me Fulhamin.

Mediat britanike bëjnë me dije se filmi prodhohet nga një kompani në pronësinë e Tod Boehly, i njëjti që ka edhe pronësinë e Chelseat, ndaj edhe Dua Lipa ishte në stadiumin “Stamford Bridge” mesditën e të shtunës, aty ku dy shqiptarë të suksesshëm u bënë bashkë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?