Dua Lipa

Dua Lipa me fanellën e Palermos, kapiteni e fton: Të presim në stadium

9 Nëntor 2023, 09:13| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 09:14

  • Share

Një foto e Dua Lipës me fanellën e Parlemos ka qenë kryefjalë e mediave rozë dhe ka nxitur mjaft reagime, jo vetëm nga fansa të këngëtares shqiptare, por edhe nga ultrasit.

Madje vetë Seria B e ka postuar foton e yllit shqiptar në adresat e saj zyrtare.

Në një intervistë për RAI kapiteni i Palermos, Mateo Brunori, i ka bërë një ftesë publike Dua Lipës.

“Ishte shumë e bukur të të shihnim me këtë fanellë, të presim në stadium”, ishin fjalët e tij.

Mirëpo kjo foto e Duas ishte pjesë e fushatës së marketingut të kompanisë “PUMA”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?