Dua Lipa

Dua Lipa konfirmon mes lotësh publikimin e 'Future Nostalgia': Nuk e di a është gjëja e duhur, njerëzit po vuajnë! (VIDEO)

24 Mars 2020, 20:17| Përditesimi: 24 Mars 2020, 22:12

  • Share

Dua Lipa ka lajmëruar mes lotësh  se e ka afruar datën e albumit dhe do ta publikojë më datën 27 mars.

“Future Nostalgia” do të vijë më shpejt për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit që ka prekur pothuajse të gjithë botën.

Projekti fillimisht ishte planifikuar të dalë në datën 3 Prill, por këngëtarja zbuloi lajmet për lëshimin e hershëm gjatë një videoje emocionuese në Instagram.

"Ajo që kam dashur të flas është albumi im dhe sa herë që flas për albumin tim, unë jam mjaft e emocionuar.

"Unë kam qenë e konfliktuar me veten për të vënë muzikë nëse është gjëja e duhur për të bërë sepse njerëzit po vuajnë.

Unë me të vërtetë nuk doja ta bëja këtë.

Shpresoj që albumi t'ju sjellë lumturi dhe shpresoj se t’ju bëjë të buzëqeshni e të vallëzoni. Shpresoj t'ju bëj krenarë", ka shkruar ajo.

Gjithashtu Dua do të publikojë edhe këngën “Break my heart”, ditën e nesërme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?