Pjerin Xhuvani

Dosja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, jep dorëheqjen një nga prokurorët e çështjes

10 Nëntor 2022, 18:06| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 19:09

  • Share

Një nga prokurorët e dosjes së Pjerin Xhuvanit ka dhënë dorëheqje. Platin Aliçka mësohet se ka kërkuar të largohet për arsye shëndetësore. Dorëheqja e prokurorit vjen pas përfundimit të hetimeve ndërsa çështja po gjykohet në Gjykatën e Elbasanit.

Prokurori ka deklaruar një tjetër arsye përse kishte dhënë dorëheqjen nga dosja e Pjerin Xhuvanit, është për faktin sepse nuk i përkiste seksionit të tij. Ai shtoi se me përfundimin e hetimeve, dosja duhej të shkonte në seksionin kompetent.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?