Pamje nga parcela e kanabisit

Droni ‘zbulon’ parcelën më kanabis në mes të pyllit në Gjirokastër, arrestohet 50-vjeçari

7 Shtator 2022, 09:31| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 09:32

  • Share

Një 50-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Gjirokastrës për kultivim kanabisi.

Gjatë kontrollit të policisë, në kuadër të operacionit të koduar "Autumn", në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Zhulaj, Memaliaj, kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.   

Në përfundim të veprimeve hetimore u ndalua autori i këtij rasti kultivimi, shtetasi S. K., 50 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?