‘Droni edukues’ kap shoferët problematikë në Tiranë, nuk 'shpëtojnë' as këmbësorët: Kujdes këto dy shkelje

12 Shkurt, 12:39| Përditesimi: 12 Shkurt, 13:02

  • Share

Shkeljet rrugore të disa shoferëve që nuk respektojnë sinjalistikën në rrugë janë evidentuar nga ‘Droni Edukues’.

Siç shihet nga këto pamjet të kapura nga droni edukues shihet qarte sesi shoferët shpesh herë nuk pozicionohen në korsinë e duhur kur kanë për qëllim të kthehen majtas ose djathtas.

Po ashtu janë gjobitur edhe këmbësore të cilët kapërcejnë karrexhatën jashtë vendkalimeve të caktuara për këmbësorë.

Njoftimi policisë

"Droni Edukues" evidenton shkelje të qarkullimit rrugor.

Në përpjekjen tonë të vazhdueshme për të rritur sigurinë në rrugë, ne kemi përdorur teknologjinë më të fundit të dronëve, për të identifikuar dhe ndërgjegjësuar mbi dy shkelje të zakonshme që rrezikojnë të gjithë përdoruesit e rrugës.

Përmes "Dronit Edukues", paraqiten pamje të qarta të disa shkeljeve/sjelljeve, që duhet të ndryshojnë.

1. Neni 152 i Kodit Rrugor: Drejtuesit e mjeteve shpesh nuk zënë pozicionin e duhur në korsi kur kanë për qëllim të kthehen majtas ose djathtas. Kjo sjellje jo vetëm që shkakton konfuzion dhe bllokim të trafikut, por rrit edhe rrezikun e aksidenteve.

2. Neni 188 i Kodit Rrugor: Këmbësorët që kapërcejnë karrexhatën jashtë vendkalimeve të caktuara për këmbësorë. Kjo veprimtari rrezikon sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Përmes këtyre pamjeve, "Droni Edukues", synon rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të inkurajojë një sjellje më të sigurtë dhe më përgjegjëse nga të gjithë.

Ne të gjithë kemi përgjegjësi për të mbajtur rrugët tona të sigurta. Le të marrim këto mesime dhe të punojmë së bashku për një ambient më të sigurtë dhe më miqësor në rrugë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shef turi: 12/02/2024 13:59

    Me u habit droni edukues nuk vrasesit me pagese por fukarejnt shtet i poshter

    Përgjigju
    • Milet i poshter: 12/02/2024 17:52

      Jane njerezit te poshter, pa din e pa iman, prandaj eshte shteti i poshter. Se shtetin or lum miku, shqiptaret e bejne. S'kam pare ndonje te huaj minister apo polic ne Shqiperi

  • Sondazhi i ditës:

    Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, a forcohet pozita e Shqipërisë në rajon?