Dronët ukrainas goditën ‘Stalingradin’, qytetin simbol të ‘luftës patriotike’ të Putinit!

8 Shtator 2023, 15:38| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 15:39

  • Share

Dronët ukrainas kanë goditur qytetin simbol të ‘luftës patriotike’ të Putinit, Stalingardin, ku lideri rus bëri thirrje për të bashkuar opinionin publik në përpjekje të luftës. Forcat ukrainase mbrëmjen e djeshme bombarduan Rusinë, ku një ndërtesë e pabanuar u përfshi nga flakët.

Por, siç ndodhi një javë më parë, objektivi i këtyre sulmeve duket se është mbi të gjitha psikologjik, të detyrojë popullsinë ruse të ndjejë kërcënimin e konfliktit në shtëpitë e tyre, duke thyer konsensusin ndaj Kremlinit. Inkursionet duket se janë kryer me saktësi më të madhe, një shenjë e një përmirësimi të mëtejshëm teknik të sistemeve të Kievit, duke synuar instalimet ushtarake, raporton La Repubblica.

Fabrika e Silicon El në Bryansk u sulmua për herë të dytë, e cila është një nga impiantet më të mëdha për prodhimin e mikroçipëve për raketat ruse. Videot e publikuara në Telegram tregojnë pamjet e zjarrit.

Rajoni i Volgogradit u sulmua për herë të parë. Flitet gjithashtu edhe për një bombë që goditi një kazermë apo një magazinë në Gorodisce, në periferi të qytetit, ndërsa autoritetet konfirmuan bastisjen. Shpërthime ndodhën edhe në Rostov, në zonën e selisë që drejton operacionet ruse në Ukrainë, ku një dron ra 300 metra larg selisë.

Alarme dhe shpërthime pati edhe në periferitë e Moskës. Magazina në Novogireevo u përshi nga një zjarr, ku disa burime thane se ajo ishte selia e Shërbimit Federal të Doganave, por që në realitet nuk duket se kishte zyra publike.

Forcat ruse filluan gjithashtu sulme me raketa gjatë natës kundër qyteteve Kryvvi Rih, Zaporizhzhia dhe Sumy, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën 36 të tjerë.

Në jug të Ukrainës, një valë dronësh iranianë Shahed u nis drejt Odessa. Është hera e pestë në një javë që porti i Detit të Zi vihet në shënjestër, një operacion që synon parandalimin e eksporteve të drithërave, i cili ditët e fundit ka goditur rëndë infrastrukturën në Danub në Remi dhe Izmail, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga qeveria rumune, ku disa dronë në fakt ranë në bregun tjetër të lumit, në territorin e vendit të NATO-s.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?