Sulmi ukrainas

Dronët ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë

20 Prill, 08:26| Përditesimi: 20 Prill, 08:33

  • Share

Një sulm ukrainas me dron ka vrarë dy persona në rajonin Belgorod të Rusisë. Kjo është bërë e ditur nga burime lokale.

‘Fshati Poroz, në rrethin urban të Graivoron, u sulmua nga forcat e armatosura ukrainase me dronë. Pas lëshimit të dy mjeteve shpërthyese, një ndërtesë banimi mori flakë dhe dy civilë humbën jetë’, shkruan Vyacheslav Gladkov në Telegram.

Ministria e Mbrojtjes ruse raporton se gjatë natës mbrojtja ajrore rrëzoi 50 dronë ukrainas mbi rajone të ndryshme të vendit, përfshorë Moskën.

Ministria saktësoi se 26 dronë u shkatërruan në rajonin Belgorod, 10 në rajonin Bryansk, 8 në rajonin e Kursk, 2 në rajonin Tula dhe pjesa tjetër në rajonet Smolensk, Ryazan dhe Kaluga.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm forcat ruse nisën një sulm me raketa kundër qytetit të Zaporizhzhias duke goditur infrastrukturën industriale.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?