Dronë kamikazë iranian mbi Kiev, sulmohen rrethinat e kryeqytetit që në orët e para të mëngjesit

13 Tetor 2022, 08:25| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 08:48

  • Share

Rrethina të kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, u goditën nga dronët kamikaze të prodhuar nga Irani të enjten në orët e para të mëngjesit, ndërsa banorët u zgjuan nga sirenat e sulmit ajror për mëngjesin e katërt me radhë pas sulmit masiv, vdekjeprurës të Rusisë në të gjithë vendin tre ditë më parë.

Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba tha se sulmi ndodhi në zonën përreth kryeqytetit. Nuk dihet ende nëse ka viktima. Ndërsa në qytetin në jug të Ukrainës, Mykolaiv, bombardimet gjatë natës shkatërruan një ndërtesë pesëkatëshe ndërsa luftimet vazhdonin përgjatë frontit jugor të Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Sienkovych tha se dy katet e fundit të ndërtesës u shkatërruan plotësisht në një goditje të vetme dhe pjesa tjetër e ndërtesës mbeti në rrënoja. Nuk dihet ende nëse ka viktima.


Lajmi kryesor:

Përfundon takimi Putin-Erdogan: Një qendër gazi në Turqi për të rregulluar çmimet! Peskov: Nuk u fol për Ukrainën


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?