‘Dronë edukues’, drejtuesit që parakalojnë në mënyrë të gabuar gjobë 3000 lekë! Policia publikon videon

30 Gusht 2022, 13:52| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 13:57

  • Share

Policia e Qarkullimit Rrugor ka vendosur në funksion dronë për kapjen e shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia bëri publike në video, ku personat që shfaqen duke kryer manovër të gabuar në të do të gjobitën më 3000 mijë lekë.

“Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor”, njoftoi Policia.

Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timi: 30/08/2022 17:39

    Drone korrupsioni me police te korruptuar qe kryejne funksionin e gjyqtarit.

    Përgjigju
  • zhone: 30/08/2022 14:51

    "edukues" - Palaco Orwelliane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?