Kronikë

Dronë e radarë në Bypass e Vlorës për parandalimin e aksidenteve, ecnin me shpejtësi skëterrë nga 150 deri në 170 km/h, gjobiten 9 emigrantë! Gjobiten 11 drejtues mjetesh nga 25.000 lekë

14 Gusht 2021, 19:32| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 19:41

  • Share

Në Bypass-in e Vlorës vijojnë kontrollet me radarë dhe dronë për parandalimin e aksidenteve.  Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore vendore vijon monitorimin e  qarkullimit të automjeteve në Bypass, në autostradën Vlorë-Levan dhe anasjelltas.

Nga kontrollet janë evidentuar 53 drejtues automjetesh që kryenin parakalime të gabuara dhe sjellje agresive në rrugë, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë të rinj secili. 11 drejtues mjetesh janë gjobitur 25.000 lekë të rinj secili për shkelje të semaforit në Bypass. 31 të tjerë që qarkullonin me shpejtësi janë gjobitur nga 6.000 deri në 12.000 lek të rinj.

Në autostradën Vlorë-Levan-Vlorë janë konstatuar drejtues mjetesh që shpejtonin duke shkelur sinjalistikën rrugore, me shpejtësi që varionin nga 130 km/h deri në 177 km/h, shpejtësi që në fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve ishin rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë ditës së sotme janë pezulluar 18 leje drejtimi, me afate që variojnë nga 1 muaj deri në 4 muaj, bashkë me masa administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, si dhe janë vendosur 32 masa administrative për shpejtësi, pa sanksionin pezullim i lejes së drejtimit.

Njëkohësisht, po për shpejtësi që varionte nga 150 km/h deri në 170 km/h, janë vendosur edhe 9 masa administrative 40.000 lek të rinj, pasi drejtuesit e automjeteve që u konstatuan në shkelje, ishin rezident në një shtet tjetër.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?