Foto ilustruese

Drogë, vjedhje dhe rrëmbim personi/ OFL u kërkon vetëdeklarimin e pasurisë 5 të dënuarve

25 Shtator 2020, 12:25| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 12:26

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 5 të dënuarve për vjedhje, drogë dhe rrëmbim personi.

OFL u ka nisur kërkesat me shkrim të dënuarve:

Tauland Starova, banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marinelo Sula, banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Kliton Hoxha, banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;

Nderim Deliu,banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Gramos Toto, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?