Drogë në makinë dhe kanabis i mbjellur në shtëpi, arrestohet në Himarë 28-vjeçar

11 Korrik 2020, 12:45| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 12:50

  • Share

Një 28-vjeçar nga Himara me inicialet B. Xh është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip 'Benz-Mercedez' iu gjetën dy doza të llojit kokainë. Jo vetëm kaq, por gjatë kontrollit në banesë, për shkak se u dyshua për më tepër, policia ka evidentuar të mbjellura disa fidanë kanabis sativa.

Tani ky shtetas do të përballet në gjykatë me akuzat "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ndërkohë gjatë kontrollit në ambientet e një karburanti në Dhërmi policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E. T., 23 vjeç, banues në Dhërmi, pasi nga kontrolli i ushtruar, iu gjetën të fshehura 54 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?