Drogë me postë nga Anglia, lihen në burg korrierët 18-vjeçar që porosisnin kanabis nga ‘çunat e Londrës’

19 Gusht 2022, 13:32| Përditesimi: 19 Gusht 2022, 13:37

  • Share

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për David Shehu dhe Mariglen Vata, të dy 18 vjeç që u arrestuan nga policia pasi ishin porositës të kanabisit nga Britania e Madhe. Arrestimi i tyre u bë ditën e djeshme në vendin e quajtur "Rreth Rrotullimi" në Plepa Durrës.

Nga hetimet ka rezultuar se dy pako me lëndën narkotike kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat erdhën me postë (Koli Post) në Tiranë dhe më pas kanë shkuar në filialin e postës në Durrës.

Porositësi i drogës ishte Mariglen Vata, i cili për të tërhequr pakot me drogë ka dërguar David Shehun për t’i marrë pakot nga vëndi i mbërritjes (Durrës) dhe për t’i sjellë në Tiranë. Hetimet u zhvilluan nën drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj.

Nga operacioni i koduar 'Green Mail 2', David Shehut që po udhëtonte me taksi iu kapën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 2 pako me mbishkrimin “Ardit Brahaj”dhe “Armir Cena”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 340 gramë.

Ky është operacioni i dytë policor i zhvilluar brenda 3 muajve të fundit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës, nga Mbretëria e Bashkuar. Operacioni policor i koduar “Green mail” u zhvillua më 30 qershor 2022 dhe si rezultat u sekuestruan rreth 1.3 kilogramë kanabis dhe u vunë në pranga 2 persona.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?